2011-08-04 18:00:31

Wollfarth: regjistrimi i popullsisë i domosdoshëm, qytetarët të marrin pjesë


Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, e cilëson regjistrimin e popullsisë si një proces të domosdoshëm për vendin.
Gjatë një prononcimi për mediat, Wollfarth ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke theksuar se ai ka vlera për zhvillimin e tyre.
"Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit", tha sot ambasadori Wollfarth gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, ndërsa dje ka pasur takime edhe në Himarë.
Gjatë vizitës së tij në jug të vendit, Wollfarth ka dhënë edhe vlerësimet e tij mbi turizmin, bujqësinë, infrastrukturën, etj.
Ligji për regjistrimin e popullsisë është miratuar në parlament, si dhe është dekretuar nga Presidenti Bamir Topi.(nga ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.