2011-08-04 17:42:18

Ambasada italiane pranë Selisë së Shenjtë organizon simpoziumin: “Kisha, Shteti e Rajonet ”.


Titullohet “Kisha, Shteti, Rajonet e Bashkimit të Italisë” takimi i organizuar nga Ambasada e Italisë pranë Selisë së Shenjtë me rastin e 150 vjetorit të bashkimit kombëtar italian. Simpoziumi do të mbahet më 27 shtatorin e ardhshëm në Pallatit Borromeo në Romë, seli e përfaqësisë diplomatike italiane pranë Selisë së Shenjtë. Do të marrin pjesë, mes tjerësh, kryeipeshkvi i Gjenovës e presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Angelo Bagnasco. Qeveria italiane do të përfaqësohet nga zëvendëssekretari i presidencës së Këshillit, Gianni Letta, ndërsa Selia e Shenjtë nga zëvendësi për çështjet e përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit, imzot Angelo Maria Becciu. Takimi mbahet në kuadrin e kremtimeve për 150 vjetorin e bashkimit të Italisë, e në vazhdim të nismave të ndryshme që kanë organizuar së bashku Konferenca Ipeshkvnore Italiane e Selia e Shenjtë, si kremtimi i Meshës në bazilikën Santa Maria degli Angeli në Romë më 17 marsin e kaluar e lutja e rruzares për atdheun nga ipeshkvijtë katolikë italianë në bazilikën Santa Maria Maggiore më 26 majin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.