2011-08-04 15:27:17

25 vjetori i shugurimit meshtarak i don Kolë Thaçit.


Sot Kisha kremton përkujtimin e shën Gjonit Maria Vianej, pajtorit qiellor të pritave famullitarë. Një shembull i shndritshëm meshtarie të cilin Papa Benedikti XVI e ka kujtuar shumë herë në fjalimet e në katekizmat e tij. Këtij shenjti, Papa i kushtoi Vitin Meshtarak, me rastin e 150-të vjetorit të “lindjes së tij për qiell”, duke e paraqitur si shembull për të gjithë meshtarët e botës.
E ne sot, në përkim me festën liturgjike të shën Gjonit Maria Vianej, po shënojmë një jubile meshtarak të priftit famullitar të bashkësisë kishtare të Shën Mihillit Kryengjëll të fshatit Doblibare të Gjakovës, 25 vjetorin e shugurimit meshtarak të don Kolë Thaçit.
Gota e bekimit, të cilën ne bekojmë a nuk është bashkim me Gjakun e Krishtit? Po edhe buka të cilën ne e ndajmë, a nuk është bashkim me Trupin e Krishtit? Këto fjalë plot domethënie, don Kolë Thaçi i shkroi në figurën e kujtimit të 26 vjetorit të shugurimit të tij meshtarak. Mbi këtë jubile, domethënien e meshtarisë sot, misionin dhe rolin e priftit në shoqërinë bashkëkohore, të dëgjojmë don Kolë Thaçin në mikrofonin e don David Gjugjës..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.