Briri i Afrikës: 13 milion vetë vuajnë nga zia e bukës
Janë 13 milion, personat e goditur nga thatësira e nga zia e bukës në Bririn e Afrikës.
Pavarësisht se shifra merrej me mend, të dhënat e fundit dramatike të Programit Ushqimor
Botëror konfirmojnë frikën dhe shkojnë përtej parashikimeve. Vetë organizata e OKB-së
ka filluar shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonë, sidomos në Somali. Ndërkaq,
SHBA-të njoftuan se do të lehtësojnë sanksionet kundër milicive islamike Shabaab për
të garantuar mbërritjen e ushqimeve, të veshmbathjeve e të ilaçeve në Somali.