Ambasada e Kosovës në Romë e perspektivat e Veriut.
BE-ja optimiste për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë. Bashkimi Evropian
shpreson se çështjes së embargos tregtare imponuar nga Kosova ndaj Serbisë do të gjendet
një zgjidhje e përmes dialogut. Kjo edhe pritet të arrihet, por mbetët çështja e ardhmja
e Veriut të Kosovës. Ja përgjigjet nga Ambasada e Kosovës pranë Italisë në Romë ndaj
propozimeve që vinë nga Serbia për çështjen e Kosovës, saktësisht për veriun e vendit. Ambasada
e Republikës së Kosovës në Romë lidhur me çështjen e Veriut të Kosovës: perspektivat
e mundshme pohon siç vijon. Pse jo modelet e tipit Hong Kong dhe ai gjerman?
Elementet e përbashkëta në mes Kosovës dhe Hong Kongut? 1. Që të dyja kanë
qenë koloni të huaja: Hong Kongu koloni Britanike, Kosova koloni Serbe; 2.
Të dyja kanë përbërje etnike në përqindje të lartë homogjene, kineze gjegjësisht shqiptare; 3.
Të dyja territoret janë të kufizuar me shumicë etnike kineze që flet gjuhën cantoneze,
gjegjësisht popullatë shqiptare që flet gjuhën shqipe: 4. Të dy vendet kanë
territor të caktuar që në rastin e Hong Kongut më 1841 me Konventën e Chuenpee u bë
ndarje preliminare e Hong Kongut, Britanisë së Madhe. Me traktatin e Nanxhingut (1842)
ishulli i Hong Kongut u bë koloni e kurorës Mbretërore Britanike. Pjesa tjetër e Hong
Kongut ju bashkëngjitën tërësisë së Hong Kongut me Konventën e parë dhe të dytë të
Bejxhingut. Në rastin e Kosovës ajo u aneksua nga mbretëria e Serbisë, Kroacisë dhe
Sllovenisë me Traktatin e Versajës 1919. Ndryshimet në mes Hong
Kongut dhe Kosovës ? 1. Gjatë periudhës së sundimit të huaj Hong Kongu
nuk ka qenë subjekt i politikës së spastrimeve etnike. Kosova gjatë periudhës së sundimit
SKS (1920), Mbretërisë së Jugosllavisë (1928 – 1941) gjatë Jugosllavisë Socialiste
(1945 – 1990) dhe Federatës së Jugosllavisë (1990-1999) disa herë ka qenë subjekt
i spastrimit etnik ; 2. Mbretëria e Bashkuar nuk ka pretenduar ndarjen administrative
të Hong Kongut, gjersa Kosova ka pësuar disa herë ndarje administrative të imponuar
; 3. Në aspektin e zhvillimit ekonomik Hong Kongu ka përjetuar një zhvillim
marramendës gjatë periudhës së qeverisjes Britanike, ndërsa Kosova ka mbetur krahina
më e pazhvilluar krahasuar me njësitë tjera federative të RSFJ-së dhe e Federatës
së Jugosllavisë ; 4. Dallim esencial në mes Kosovës dhe Hong Kongut është se
ky i dyti kaloi në pozitën autonome të territorit kinez, pas një seri bisedimesh,
pa përdorimin e dhunës në mes palëve. Skenarit të pavarësimit të Kosovës, i parapriu
heqja me dhunë e statusit të njësisë federative, largimi nga institucionet dhe vendpunimet
të popullatës shqiptare, spastrimi etnik, krimi kundër njerëzimit, politika e tokës
së djegur, lufta, administrimi nga KS i OKB-së. 5. Si rezultat sot Hong Kongu
Rajoni me Administrim Special të Republikës Popullore të Kinës është ndërtuar në
parimin një shtet dy sisteme. Kosova është shtet i pavarur demokratik, i njohur nga
75 shtete Rasti i dy Gjermanive Sipas Traktatit Themelorë Republika Federale
dhe Republika Demokratike Gjermane pranuan ambasadorët e njëra tjetrës të quajtur
« përfaqësi permanente » për arsye të tyre politike. Në këtë mënyrë që të dyja u anëtarësuan
në OKB. Kjo është historia e pas luftës së dytë botërore e një populli të ndarë
në dy shtete. Është ky një skenar i ofruar nga Ambasadori Ischinger, anëtarë i Trojkës
e cila për 100 ditë zgjati laryshin e ofertave për delegacionin e Serbisë të cilat
kjo e fundit nuk i pranoi. Në rastin tonë konkret kemi të bëjmë me dy shtete
të pavarura me përbërje etnike me predominim serb gjegjësisht shqiptar mjaft homogjen
gjë që në rastin gjerman nuk qëndron. Në anën tjetër predominimo etnik i njësisë gjegjësisht
tjetrës etni nuk dërgon në fund tek një ribashkim territorial, por me një tendencë
të natyrshme centripetale. Pra Kosova me predominim etnike shqiptare ka shpallur pavarësinë
e saj dhe është joreale të kërkohen të eksperimentohet me ide të paqëndrueshme.
Ç’është e vërteta në fund të bisedimeve teknike që do të duhej të kenë kornizën
kohore të qartë, duhet të parashihet një marrëveshje e njohjes së të dy vendeve nga
njëri tjetri si kusht për aderim në BE.
Rasti Alto Adige/ Sud Tiroli Duke
iu referuar traktatit De Gasperi-Gruber mbi Alto Adigen( Sud Tirol) mes Italisë dhe
Austrisë, autorët theksojnë se Italia mbron qëndrimin se kjo marrëveshje nuk është
traktat ndërkombëtar, por se është rezultat i impenjimit të Italisë, dhe fryt i angazhimit
intern të Italisë, jo si një detyrim të së drejtës ndërkombëtare, por si një obligim
të brendshëm të saj bazuar në zgjidhjet e saj, në ndërkohë që austriakët, sipas tyre,
e kanë shikuar këtë si zgjerim të të drejtave territoriale të Austrisë në këtë provincë
( Këshilltari Di Ruzza). Të dhënat e mësipërme japin për të kuptuar se modelet
e lartpërmendurave në rastin konkret edhe para shpalljes së pavarësisë ishin joreale. Rome,
12 mars 2011