2011-08-01 15:54:21

Tragjedi në detin e Siçilisë. Revoltë në Bari


Çështja e emigracionit nga vendet arabe vazhdon të jetë problematike. Një tragjedi tjetër u luajt gjatë natës së djeshme në afërsi të Lampeduzës në Itali. Në një barkë, të ndihmuar nga Roja Kufitare, u gjetën 25 kufoma njerëzish të asfiksuar nga gazrat e motorrit. Në tokë zbritën 271 të huaj të tjerë, ndër të cilët 36 gra e 21 fëmijë, ardhur nga Libia.
Ndërkaq, emigrantët e një qendre në Bari, po në Itali, kanë bllokuar hekurudhën dhe rrugën kryesore shtetërore, për të protestuar kundër kohëve të gjata për njohjen e statusit të refugjatit. Ka pasur ndeshje me policinë, gjatë të cilave janë plagosur lehtë 30 vetë, shumica policë.







All the contents on this site are copyrighted ©.