2011-08-01 15:54:40

Më 9 gusht, konferencë donatorësh për Bririn e Afrikës


Thirrja e Papës për të ndihmuar popullsinë e Bririt të Afrikës nuk bie në vesh të shurdhër. Sot, në Kenia, kanë mbërritur ndihmat e para të Bashkësisë së Shën Egjidit, ndërsa Karitasi i Somalisë po shpërndan ushqime e veshmbathje në territorin somalez dhe në kampet e refugjatëve në Kenia e në Etiopi. Sipas organizatës katolike, rebelët islamikë Shabaab, tradicionalisht kundër perëndimorëve, kanë lejuar tani disa organizata t’u japin ndihmë popullsive të qendrës e të jugut të Somalisë. Më 9 gusht, Bashkimi Afrikan organizon një konferencë donatorësh kundër emergjencës së thatësirës në Bririn e Afrikës. Do të zhvillohet në Adis Abeba.







All the contents on this site are copyrighted ©.