2011-08-01 15:54:05

Marrëveshja amerikane për kapërcimin e krizës u bën mirë bursave të krejt globit


Pas javësh me debate e diskutime jo të lehta, demokratët dhe republikanët amerikanë gjetën më në fund marrëveshjen, që shmang rrezikun e mospagimit të borxhit publik, shpatë Damokleu jo vetëm mbi ekonominë e SHBA-ve, por edhe mbi atë botërore. Ishte ora 20.40 në Uashington (natë në Shqipëri), kur presidenti Barak Obama lajmëroi kombin për arritjen e marrëveshjes, vetëm pak orë para skadimit të afatit, më 2 gusht. Qe lajmi më i rëndësishëm i presidencës së tij.
Gjithsesi, Obama pohoi se marrëveshja nuk është ajo që “do të kishte preferuar”, por nënvizoi se do “do t’i japë fund krizës, që Uashingtoni i imponoi Amerikës”, duke shmangur përsëritjen e saj gjatë 6 ose 12 muajve të ardhshëm. Presidenti amerikan i ftoi më pas të dyja palët e Kongresit amerikan ta votojnë atë plotësisht.
Marrëveshja siguron zvogëlimin e defiçitit me 2,4 trilion dollarë në dekadën e ardhshme dhe rritjen e maksimumit të borxhit në 14,3 trilion dollarë. Bursat e krejt botës reaguan favorshëm, megjithëse jo me ndonjë entuziazëm të jashtëzakonshëm, në pritje të ngjarjeve të ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.