Papa: Zoti na fton të jemi të dhembshur ndaj të varfërve, të mendojmë për dramën e
njerëzve në Bririn e Afrikës
Në mrekullinë e shumëzimit të bukëve të Jezusit, për çka flet pjesa ungjillore e dielës
së sotme, Benedikti XVI sheh “një shembull të qartë e domethënës të përdëllimit të
Zotit ndaj njerëzve”, e bënë thirrje të “mendojmë ndaj shumë vëllezërve e motrave
që këto ditë, në Bririn e Afrikës, vuajnë në mënyrë dramatike pasojat e thatësirës
e të urisë, keqësuar edhe më shumë nga lufta dhe mungesa e institucioneve solide”.
Për solidaritetin ndaj Somalisë e Vendeve të afërta, Papa Benedikti XVI foli edhe
pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Kastelgandolfo, duke përsëritur thirrjen e zjarrtë
për solidaritet në favor të popullsive të goditura nga thatësira e nga uria. Duke
folur mbi pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, atë të shumëzimit të bukëve, Papa
Ratcinger nënvizoi se “mrekullia qendrën në ndarjen e përbashkët vëllazërore të atyre
pak bukëve që turma kishte, të cilat, iu besuan fuqisë së Zotit, e kështu ato jo vetëm
që mjaftuan për të gjithë, po madje tepruan, deri në mbushjen e dymbëdhjetë shportave”.
“Jezusi Zot i nxiti nxënësit – vijoi Ati i Shenjtë – t’ua shpërndanin bukën turmës
së uritur të popullit; në këtë mënyrë i mësoi dhe i përgatiti për misionin e tyre
të ardhshëm apostolik: vërtet ata duhet t’u çojnë të gjithënjerëzve ushqimin e Fjalës
së jetës dhe të Sakramenteve”. Sipas Papës, “në këtë shenjë të mrekullueshme gërshetohet
mishërimi i Hyjit dhe vepra e shëlbimit”. Duke cituar librin mbi Jezusin e Nazaretit,
Benedikti XVI shtoi se “Krishti është i vëmendshëm dhe i kujdesshëm ndaj nevojave
materiale të njerëzimit, por ai don të na dhuroi më tepër, sepse njeriu është gjithmonë
i ‘uritur për diçka më tepër, ka nevojë për diçka më shumë”. Në bukën e Krishtit është
e pranishme dashurie e Zotit”. Papa i ftoi besimtarët e pranishëm në lutjen mariane
të mesditës në Kastelgandolfo “ ta hapin zemrën ndaj nevojave të të afërmit e të jenë
të plot përdëllim dhe bujari vëllazërore”.