2011-07-29 17:48:24

Popullsia evropiane në rritje, me 5,4 milion fëmijë të lindur në vitin 2010


Popullsia evropiane rritet. Sipas shifrave të Eurostatit, më 1 janarin e këtij viti, banorët e Bashkimit Evropian ishin 502,5 milion, pak më shumë se 501,1 milionët e regjistruar më 1 janar 2010. Nga 1,4 milion banorët e rinj, 900 mijë janë emigrantë, që kontribuojnë me 60% në rritjen e popullsisë. Flukset më të mëdha i ka pasur Luksemburgu, Malta e Zvicra.
Në vitin 2010, komunikon Zyra Statistikore e Brukselit, në 27 vendet anëtare u lindën 5,4 milion fëmijë, me tregues lindjeje 10,7 vetë për mijë, i njëjtë me atë të vitit 2009. Treguesit më të lartë i kanë Irlanda (16,5 për mijë), Mbretëria e Bashkuar (13 për mijë), Franca (12,8 për mijë), Qipro (12,4 për mijë) dhe Suedia (12,3 për mijë). Më të ultit u takojnë Gjermanisë (8,3 për mijë), Letonisë (8,6 për mijë), Hungarisë (9 për mijë) e Italisë (9,3 për mijë).







All the contents on this site are copyrighted ©.