Misionet verore në kryedioqezën e Shkodrës për rrënjosjen e Ungjillit të Krishtit
Kryedioqeza e Shkodër-Pultit edhe gjatë kësaj stine të nxehtë vijon misionin ungjillëzues
për përtëritjen dhe përforcimin e besimtarëve në fenë e Krishtit. Jeta shpirtërore
dhe pjesëmarrja e besimtarëve në kremtimet liturgjike e në sakramente të shenjta,
përfundimi i vitit baritor me kremtimin e sakramentit të Kungimit të parë e të Krezmimit,
fillimi i misioneve verore në zona të thella të territorit të kishës dioqezane dhe
nisma të ndryshme për një ungjillëzimi të ri në kryedioqezën metropolit Shkodër-Pult.
Mbi këto në mikrofonin e Radio Vatikanit nga Shkodra flet don Gjovalin Sukaj.....