2011-07-28 17:53:22

Kisha Katolike e Kosovës ngushëllon Familjen e Enver Zymberit


Jemi dëshmitarë, fatkeqësisht edhe sot, të ngjarjeve tragjike, të cilat po ndodhin në vendin tonë, siç është rasti i vrasjes së policit Enver Zymberit, tashmë heroit të Shtetit të Kosovës.
Ipeshkvia e Kosovës, me këtë rast, shpreh ngushëllimet për humbjen e këtij polici që ishte në mbrojtje të Vendit tonë, si dhe apelon që më në fund të vijë deri te një paqe e qëndrueshme dhe rastet e tilla tragjike të mos përsëriten, sepse populli edhe kështu është i lënduar në shpirt për shumë e shumë humbje, të cilave edhe sot nuk u dihet fare fati.
Ne, si Kishë e Kosovës, i lutemi Zotit për shpirtin e tij dhe ngushëllojmë familjen e tij fisnike, si dhe mbarë qytetarët e Kosovës.
Zyra Ipeshkvnore e Kosovës







All the contents on this site are copyrighted ©.