23 vjet më parë, më 28 korrik 1988, vdiste në Shkodër një nga figurat më të ndritura
të klerit katolik shqiptar, simbol i martirizimit të Kishës katolike, Atë Pjetër Mëshkalla
SJ. Po e përkujtojmë me një montazh, shkëputur nga vepra e tij poetike, pjesërisht
e botuar, pjesërisht e shpërndarë në organe shtypi ose e mbetur në dorëshkrim: "Lëviz
mbrendia qenësore e sendeve, që burimin tek Zoti e ka e kah Zoti priret. Këtu
thehet copë-copë; nën peshën e Orakullit të natyrës, nën peshën e të mëdhajve
‘Psehe”? penda e Zheniut; gjuha e Zheniut belbëzon… Nuk shpreh dot çka shijon… Vetëm
mbi-natyra Me zanin e Revelacionit e të Mistikës, mund të na bijë një “Fjalë
të re”… … … … … … Rigoni, o qiellë nga siper, e retë të qesin si shi të
Drejtin. Të hapet toka e të mugullojë Shëlbuesi… … … … .. … … Zgjoju,
zgjoju, o fisi i Jakobit, harpën tande bane sot t’tingëllojë ; ngrehnju
të gjitha, o ju bija të Sionit, kanga e juej deri në qiell le të ushtojë! Nga
një Virgjin e trollit të Davidit, një fëmijë do t’u lindka në këtë dhe, emni
i tij: “Engjull këshilli e misteri”, emni i tij: “Perëndija me ne!”. Rrufe s’ka,
s’asht i rreptë si duhia, Po â’ i kandshëm si voesa n’agime, urdhni i tij: siellni
shpatat në parmenda, ktheni shtizat per kosa n’punime! … … … … … … … … … Sa
Jezusin ta kemi nder zemra të vajtueshme; të ngrohun na jemi me hire
t’hyjnueshme: i drejti n’ket jetë, ka pagj’n e vertetë, që t’tjerët nuk e
kanë. … … … … … … Lindi Krishti në zemrën time, më pruni pagjë e dashuni,
më reshi forcë e ngushëllime zhduku terr e burg të zi. Unë dikur me mburrje
shkojshe Per pusina, kurtha e leqe; krime në terr unë farkëtojshe: hodha
hapin për rrugë të keqe… Epshi e faji janë veriga Që, tue t’lëmue, të skllavënojnë; shpirti
s’ka qetësi n’punë t’liga, që veç rrathët ma fort shtrëngojnë. Mallkue kjoftë
përherë mbrapshtia, rruga e turpit sot kjoftë pre! U thyen prangat, ktheu liria, shtegu
u hap për jetë të re! … … … … … … Ti, lajamëtar, që bje lamimin e mirë, lësho,
pa frikë, me fuqi zanin tand, thuej : “Një Bir shpëtimtar na âsht falë!”, e
jehona t’marrë dhenë anekand! Popujt mbarë të vrapojnë e të thërrasin: t’vemi
Malit të Shêjtë bashkë përpjetë, të ecim, të ecim n’ shkelqimin prarues, lajmi
i mirë ne sot na dha fletë!”. Mos t’i ndahemi dritës, të vrapojmë,qe, po shfaqet
Zoti - lavdi! Rruga e tij âsht mëshirë e sherim, Ligji i ri: vllazënim e dashni!". ******** Lutje! O
Zoti em, ma fal sinqeritetin, ma jep instinktin me e njohun n’erë hipokrizinë;
Ti më jep edhe guximin, të vërtetën vehtes me ia thanë pa frikë, si kirurgu
m’ia vue thikën gangrenës; hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’çojë krye, mos
të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji, as varr i zbardhun jashtë e, mbręndë
kufomë! O Zoti em, ma jep sinqeritetin e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë
e pa mashtri! O Zoti em, ma jep sinqeritetin E njerëzve vullnet- mirë, që paqë
lypin, me vehten e me shoqin e, me Ty! Oh, kjo lutje nuk asht, Nuk asht h
i po k r i z i!
Nanë, ktheju! Njâsaj, që’ i ditë prej sulmeve Të
Kulçedrës me shtatë krena, na u bâ mburojë e, të nęmuna s’duroi t’i shohë këto
dhena. Njasajë… por vaj, na fajeve në verbim s’u vume cak e Nanës iu randue
zemra, iku edh’e la këtë prak! O ju, që parzme hekuri Luftuet për bésë e
fé, idhtë tue valvitun Flamurin, shenjtnue me gjak e bé, Zgjonju nën rrasa
të heshtuna, ngrihnju me pa mjerim! Ndihma e Arbënisë, e Pamposhtuna ç’u
ba?... Si drita u shkim !!... Po a kurrë, thue, ma kurrë Virgjina -me gjâmë
kah thrret Shqipënia,- S’do të ndrisë, si ndriti moteve Përbrinjë Rozafës… M
A R I A ?! Tepër lënguem këso shtigjeve Si fëmija mbetë pa nanë, për né
ma dritë nuk lëshuene as hyj, as diell, as hanë Po a kurrë, ma kurrë, s’do
të ngrohemi? Pa shpresë do të rrijmë e të presim? Po a heshtun gjithmonë valleja Do
të ngeli, në terr kah dënesim?! Jo, jo! Pse qiellëve të epëra Zoti me dorë të
vet Ka shkrue: “ E Zojës asht Shkodra, e, Zoja e Shkodrës së vet!” Qé, ké
ato mure të ndrituna, -zemra m’a ndiën,- qé zani i një populli në hov të galdimave, Tue
brohoritë: “O ngâni !... Ktheu, N A N A !” O, ditë ma e bukra që Arbënia prét,
ago! Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve Në fé shenjte na vëllazno! Shkodër,
1927