Shtatë terroristë kamikazë kanë sulmuar ndërtesën institucionale qeveritare në Tarin
Kot, kryeqendrën e provincës jugore afgane të Uruzganit. Ndër viktimat e këtyre atentateve,
sipas bilancit të parë 19 janë të vdekur e 35 të plagosur, është edhe një gazetar,
korrespondent o Bbc-së. Ndeshjet me armë zjarri janë përhapur në mbarë qytetin, synimi
i atentateve ishte selia e guvernatoratit. Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë
e atentateve . Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi një terrorist kamikaz vrau kryetarin
e qytetit jugor Kandahar, në serinë e atentateve dhe vrasje të figurave të profilit
të lartë të qeverisë dhe aleatëve të presidentit Hamid Karzai.