2011-07-27 18:35:29

Serbia kërkon dhe ia arrin të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën


Ndërsa Prishtina tërhoqi forcat speciale në dy pikat kufitare me Serbinë, në veri të Kosovës, Serbia kërkoi dhe arrit të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Me përkrahjen e Rusisë, e cila nuk e njeh Kosovën, mbledhja do të mbahet nesër, jo me dyer të hapura, siç kërkoi Beogradi, por me dyer të mbyllura. SHBA-të dhe Britania e Madhe u shprehën kundër këtij diskutimi, i cili, sipas tyre, mund të bëhej në mbledhjen e radhës për Kosovën, muajin tjetër.
Kujtojmë se para dy ditësh, qeveria kosovare dërgoi në pikat kufitare 1 dhe 31, forca speciale për të respektuar embargon kundër mallrave serbe. Serbët reaguan, duke shkaktuar katër të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq në spital.







All the contents on this site are copyrighted ©.