2011-07-27 11:12:50

Selia e Shenjtë dhe Malajzia vendosin marrëdhëniet diplomatike


Selia e Shenjtë dhe Malajzia, me dëshirën e përforcimit të miqësisë së ndërsjellët, përmes një marrëveshje të përbashkët kanë caktuar të vendosin marrëdhëniet diplomatike në nivelin e Nunciaturës Apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë dhe të Ambasadës nga ana e Malajzisë.
Kujtojmë se Malajzia është Vendi 179-të që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Në Jug-Lindje të Azisë, ajo ndjek Timorin Lindor, që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Vatikanit që nga viti 2002.







All the contents on this site are copyrighted ©.