2011-07-27 18:28:34

Fillon zhbllokimi i ndihmave për Bririn e Afrikës


Në Nairobi të Kenias u zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme e donatorëve për Somalinë, vetëm dy ditë pas asaj të FAO-s në Romë. Bashkimi Evropian vendosi të shtojë dy herë më shumë ndihmat humanitare për Bririn e Afrikës. Lajmin e dha komisarja evropiane për bashkëpunimin e ndihmat humanitare, Kristalina Gjeorgjeva, sapo u kthye nga misioni në rajon. Brukseli do të zhbllokojë menjëherë 27,8 milion euro e do të arrijë deri në 160 milion, shumë më tepër në krahasim me 70 milionët e premtuara fillimisht.
Gjithsesi, ndihmat ndërkombëtare në Somali arrijnë me vështirësi. Zakonisht, ato transportohen me aeroplan në Mogadisho, ku duhet t’i marrë në dorëzim qeveria e brishtë e tranzicionit, e cila kontrollon vetëm pak më shumë se gjysmën e kryeqytetit. Pjesa tjetër është në dorën e integralistëve myslimanë Shabaab, që kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e organizatave humanitare në territorin e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.