2011-07-27 18:30:01

Alarm i rremë për një bombë në Oslo. Në Evropë, debat për takimin ndërmjet kulturave


Alarm i ri në Norvegjinë e përshkuar nga një psikozë e vërtetë, pas atentateve të së premtes në Oslo e në ishullin Utoja. Sot paradite, stacioni hekurudhor i kryeqytetit u mbyll për shkak të një valixheje të dyshimtë, e cila më pas, rezultoi e parrezikshme. Ndërkaq, hetuesit janë në kërkim të celulave të mundshme, që kanë mbështetur atentatorin Anders Behring Breivik në çmendinë e tij, megjithëse policia norvegjeze është e bindur se ai ka vepruar i vetëm. Pikërisht në Oslo, anëtarët e Bashkësisë kishtare të Shën Egjidit dhe përfaqësues të të gjitha fushave, janë mbledhur për të diskutuar mbi temën “Bashkëjetesa: debati për integrimin është jashtë realitetit?”. Evropa pyet veten se cila do të jetë e ardhmja, e të rinjve sidomos, në një atmosferë, ku s’flitet tjetër veçse për rrezikun që vjen nga emigrantët e nga myslimanët, duke i kthyer ata në armiq. Pyetje, të cilave përpiqen t’u japin përgjigje edhe norvegjezët, pasi panë njërin prej tyre të prekë nivelin më të fundit të së keqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.