2011-07-26 14:44:03

Takimi botëror i rinisë: më 17 gusht në Madrid takohen të rinjtë e Veprimit katolikë të mbarë botës.


Të mërkurën më 17 gusht në Madrid do të mbahet takimi për të rinjtë e Veprimit katolikë të mbarë botës që do të marrin pjesë në Ditën botërore të rinisë (DBR). Nisma, organizuar nga Koordinimi rinor i Forumit ndërkombëtar i Veprimit katolikë, përqendrohet mbi temën “Dëshmitarë të shpresës së krishterë në botën mbarë”. Tema është zgjedhur nga mesazhi i Papës Benediktit XVI për Ditën botërore të rinisë së Madridit – shpjegon për agjencinë Sir përgjegjësja e Koordinimit Chiara Finocchietti, - dhe është “një sintezë e bukur e angazhimit që të rinjtë e Veprimit katolikë bashkëndajnë me gjithë të rinjtë tjetër që ndjekin gjurmët e Krishtit në Kishë”. Gjatë takimit do të projektohen video mbi të lumit Pier Giorgio Frassati e Manuel Lozano Garrido Lolo. Do të flas, me tjerësh, imzot Giacinto Marcuzzo, ipeshkvi-ndihmës i Nazaretit dhe përgjegjës për baritorinë rinore të Veprimit Katolikë të Patrikanës latine të Jerusalemit, për të nënvizuar pikërisht “lidhjen e veçantë që i bashkon të rinjtë e Veprimit Katolikë në tokën e Jezusit me të rinjtë e krishterë që banojnë atje”. Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen të rinjtë e Veprimit katolikë nga Toka e Shenjtë, Argjentina, Shqipëria, Ukraina, Venezuela, Italia, Meksiko, Moldova, Rumania, Bullgaria, Burundi, Iraku, Myanmari, Polonia, Bjellorusia e Sllovakia.







All the contents on this site are copyrighted ©.