2011-07-26 14:43:12

Papa emëron anëtarët e Këshillit të Vlerësimit të Universiteteve katolike


Një rregulltar spanjoll, një laik francez dhe një laike austriake do të jenë tre anëtarët e rinj të Këshillit Shkencor të “Agjencisë së Selisë së Shenjtë për Vlerësimin dhe Promovimin e Cilësisë së Universiteteve dhe Fakulteteve Kishtare” (Avepro), emëruar nga Papa Benedikti XVI. Emrat e tyre, që u bënë të njohur nga Salla e Shtypit e Vatikanit, janë: atë Gabino Uribarri Bi’lbao, SJ; dekan i Fakultetit të Teologjisë pranë Universitetit Papnor “Komillas” të Madridit (Spanjë); Paskal Myler Jordan, pedagog i teologjisë pranë Universitetit Katolik të Uets, në Anzher të Francës; Sigfrid Myler, zëvendës-dekan i Fakultetit Teologjik pranë Universitetit të Vjenës, në Austri.
Agjencia Avepro u themelua nga Benedikti XVI më 19 shtator 2007, si institucion i lidhur me Selinë e Shenjtë.
Qëllimi kryesor i saj, cilësia: cilësia e mësimdhënësve dhe e mësimdhënies në nivel ndërkombëtar, parë edhe në dritën e aderimit të Selisë Apostolike në procesin e Bolonjës, më 19 shtator 2003, gjatë takimit të ministrave të arsimit të Bashkimit Evropian, në Berlin. Avepro do të hartojë pyetësorë, do të përpilojë të dhëna statistikore, do të krijojë rrjete informative, do t’i kushtohet një mori veprimtarish, gjithnjë me synimin për arritje sa më të larta cilësore në Universitetet Katolike, që duhet t’u përgjigjen, me nivel të ri, shumë të lartë, kushteve të reja, në të cilat jeton bota e sotme.







All the contents on this site are copyrighted ©.