2011-07-26 14:43:30

Në tetor, ungjillëzuesit e rinj do të takohen me Papën.


Përfaqësuesit e realiteteve kishtare, të impenjuar në veprimtaritë për ungjillëzimin e ri në botën perëndimore, do të marrin pjesë, më 15 e 16 tetorin e ardhshëm, në një takim ndërkombëtar, organizuar nga Këshilli Papnor për Promovimin Ungjillëzimit të Ri dhe do të kenë mundësi të takohen me Papën. Është një takim, që organizohet për të njohur nga afër realitetet e ndryshme (dioqezat, urdhërat rregulltare, famullitë, lëvizjet, shoqatat, që punojnë prej kohe në këtë drejtim).
Sipas programit, më 15 tetor do të organizohet takimi i drejtuesve të organizmave kishtare për ungjillëzimin e ri. Pas përshëndetjes së kryetarit të dikasterit, imzot Rino Fizikela, të pranishmit do të ndjekin, ndërmjet tjerash, dëshminë e Nënë Veronika Berzosës, themeluese dhe eprore e Iesu Kommunio; të shkrimtarit Vitorio Mesori dhe të shkencëtarit Marko Bersaneli. Më pas do të dëgjojnë koncertin e tenorit Andrea Boçeli. Në përfundim, takimi me Papën Benedikti XVI.
Të shtunën dioqeza e Romës do të presë grupet dhe realitetet kishtare të ungjillëzimit të ri, që do të organi9zojnë çaste lutjesh në vende të ndryshme të qendrës historike.
Të dielën, më 16 tetor, sipas programit, do të kremtohet Mesha për ungjillëzuesit e rinj, kryesuar nga Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.