2011-07-26 15:50:00

Minatorët e Bulqizës vazhdojnë grevën e urisë nën tokë


25 minatorë të minierës së kromit në Bulqizë kanë kaluar natën në grevë urie, 1400 metra nën tokë. Që nga 4 korriku ata i kanë paraqitur kompanisë kërkesa me karakter ekonomik e shoqëror, të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Minatorët i kërkojnë firmës “ACR”, e cila ka aktualisht konçesionin për shfrytëzimin e minierës, t’u rrisë pagat me 20%, t’u heqë taksën e dyfishtë, të përmirësojë kushtet e punës, të ulë moshën e pensionit dhe të largojë nga miniera subjektet pa liçencë, që punojnë aty. Por protestat në Bulqizë, si edhe ato 5 ditë radhazi para kryeministrisë në Tiranë, nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Politika është tepër e zënë me hallet e veta, që me sa duket, nuk janë të njëjta me hallet e popullit, që përfaqëson.







All the contents on this site are copyrighted ©.