2011-07-26 15:49:49

Dita e parë e punës për Lulzim Bashën në Tiranë


Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha filloi sot punën në detyrën e re, pas betimit të djeshëm, në praninë e 55 këshilltarëve, të zgjedhur më 8 maj. Edhe kabineti i Bashës e fillon detyrën 3 muaj e gjysëm pas zgjedhjeve, për shkak të kundërshtimit të rezultateve nga ana e Partisë Socialiste dhe e kreut të mëparshëm bashkiak, Edi Rama.
Po sot, ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv.ministres së Integrimit, Jorida Tabaku, e cila do të jetë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës. Tabaku ka qenë drejtuese e fushatës së fundit zgjedhore të Lulzim Bashës.







All the contents on this site are copyrighted ©.