2011-07-25 12:49:59

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Virgjilio Noè


Papa shpreh ngushëllimet për vdekjen e kardinalit Virgjilio Noè, i cili u nda nga kjo jetë dje në Romë, në moshën 89 vjeçare. Në një telegram dërguar së motrës, Maria, Benedikti XVI e kujton me dashuri prelatin, që “për vite me radhë, ka qenë bashkëpunëtor i Selisë së Shenjtë, në veçanti në zyrën e kremtimeve liturgjike e si kryeprift në Bazilikën Papnore të Shën Pjetrit. Ai – pohon Ati i Shenjtë - ka dhënë kudo dëshminë e vlefshme të zellit të zjarrtë meshtarak e të besnikërisë ndaj Ungjillit”. Funerali i kardinalit Noè do të kremtohet nesër paradite në orën 10.00 në Bazilikën e Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.