2011-07-24 15:17:48

Norvegji: Papa, ta braktisim përgjithmonë logjikën e së keqes.


Sot paradite gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI, duke përmendur masakrën që ndodhi para dy ditësh në Norvegji, bëri thirrje që të braktiset përgjithmonë logjika e së keqes dhe e urrejtjes. “Mjerisht, edhe një herë - tha Papa – arrijnë lajme të vdekjes e të dhunës”.
“Të gjithë – shtoi Ati i Shenjtë Ratcinger - provojmë e përjetojmë një dhimbje të thellë për aktet e rënda terroriste që ndodhën të premten” e kaluar në Norvegji. T’i lutemi Hyjit për viktimat, për të plagosurit e për të dashurit e tyre. Të gjithëve dua t’u përsëris edhe një herë thirrjen time të përzemërt e të prerë për ta braktisur përgjithmonë udhën e urrejtjes e për t’i ikur logjikës së keqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.