2011-07-24 16:31:30

Benedikti XVI: kush qeveris ta dëgjojë zërin e Zotit e ta ketë ndërgjegjen e drejtë.


Papa, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastelgandolfo, i ftoi sot “njerëzit që janë të thirrur në detyrën e qeverisjes” ta “dëgjojnë zërin e së vërtetës”, të “jenë të bindur dhe t’i përmbahen udhëzimeve të saj duke u mbështetur në “ndihmën e Hyjit”, pastaj duhet ta kenë ndërgjegjen e pastër e të drejtë”, të jenë të aftë ta “njohin të mirën, ta ndajnë nga e keqja” dhe të “orvatën ta zbatojnë atë me durim” .
Duke folur mbi figurën e Salomonit mbret, që iu lut Hyjit t’i jepte “një zemër që di të mësojë, që të dijë ta gjykojë popullin tënd e të dijë ta dallojë të mirën prej së keqes”, Papa shpjegoi se kërkesa e tillë e Salomonit është e motivuar nga përgjegjësia e udhëheqjes së një kombi që ka, Izraelit, popullit që Hyji e zgjodhi për ti dëftuar botës planin e tij të shpëtimit”. “Mbreti i Izraelit, ndërkaq, kërkon të jetë përherë në përkim me Hyjin, në dëgjim të Fjalës së Tij Hyjnore, për ta drejtuar e udhëhequr popullin nëpër udhë të Zotit, në udhën e drejtësisë e të paqes – vijoi Ati i Shenjtë -. Por mos të harrojmë se shembulli i Salomonin vlen për çdo njeri.
Secili prej nesh ka një ndërgjegje sipas së cilës në një farë kuptimi duhet të jetë “mbret”, do të thotë ta ushtron dinjitetin e madh njerëzor të veprimit sipas ndërgjegjes së drejtë, duke bërë mirë e duke iu shmangur së keqes”.
Sipas Atit të Shenjtë Ratcinger, “ndërgjegjja morale nënkupton aftësinë e dëgjimit të zërit të së vërtetës”, do të thotë ti bindet udhëzimeve të saj”. Më tutje, “njerëzit që janë të thirrur ta ushtrojnë detyrën e qeverisjes, natyrshëm kanë edhe një përgjegjësi të mëtejshme, e këndej – siç na mëson Salomoni – kanë edhe më shumë nevojë për ndihmën e Zotit”.
“Çdo njeri prej nesh e ka pjesën e vet që duhet ta kryejë, në situatën konkrete në të cilën gjendet – shtoi Papa -. Një mentalitet i gabuar na sugjeron ti kërkojmë Zotit sende apo kushte të favorshme; në realitet, cilësia e vërtetë e jetës sonë dhe e jetës shoqërore varët nga ndërgjegjja e drejtë e çdonjërit, nga aftësia e secilit dhe e të gjithëve për ta njohur të mirën, për ta ndarë nga e keqja, të cilën duhet të orvatemi ta zbatojmë me durim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.