2011-07-23 14:55:14

Tmerr në Norvegji: mbi 93 të vdekur në një atentat të dyfishtë


Norvegjia është e tronditur nga sulmet që ndodhën të premten në qendër të Oslos me një shpërthim të fuqishëm para selisë së qeverisë. Shumë zyra, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit norvegjez, janë dëshmuar. Një tjetër bombë, e pa shpërthyer, është gjetur afër selisë së televizionit publik. Qendra e Oslos është evakuuar vetem pas 90 minutash por tmerri u përsërit në ishullin Utoya.
Së paku 93 të vdekur, ky është bilanci i viktimave të atentatit të dyfishtë në Norvegji. 20 persona tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore të shtruar në Poliklinikën universitare të Oslsos. Autoritetet shëndetësore pohojnë se gjithsejtë në spital janë shtruar 30 persona që i janë nënshtruar terapive. Policia, që tani për tani përjashton lidhjet e këtyre atentateve me terrorizmin islamik, ka arrestuar një të ri 32 vjeç norvegjezë. Sipas mjeteve të ndryshme të informacionit, megjithëse identiteti i atentatorit nuk është konfirmuar ende nga autoritetet lokale, është fjala për Anders Behring Breivik, një i ri nacionalist i të djathtës ekstreme, i cili u ndal menjëherë pas të shtënave dje në ishullin Utoya. Njeriu konsiderohet përgjegjës për shpërthimin e bombës në qendër të Oslos. Një personi i armatosur me thikë është ndal nga policia, në ishullin teatër i të shtënave.
Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg nuk ka dyshim: sulmi që kanë goditur Vendin me atentat të dyfishtë të premten në Oslo e në ishullin Utoya është një “tragjedi kombëtare” të cilën personalisht ai e ka përjetuar. Si kryetar i qeverisë, ndoshta edhe objektivi i mundshëm i njërit prej atentateve, në qendër të kryeqytetit me shpërthimin e një autobombe, pikërisht dy hapa larg zyrave të tij. Sot kryeministri Stoltenberg vizitoi ishullin Utoya, ashtu edhe mbreti i Norvegjisë, Haraldi V e mbretëresha Sonia, për t’i nderuar viktimat e masakrës. Stoltenberg kujtoi se “kurrë që nga lufta e dytë botërore Vendi ynë nuk është goditur nga një krim me përmasa të tilla”. E skenari është ai i një lufte. Policia vazhdon hetimet e të gjitha pistat e prejardhjes së këtyre akteve kriminele janë të hapura.







All the contents on this site are copyrighted ©.