2011-07-23 12:39:57

Kryedioqeza e Mynihut e Frizingës nderon Benediktin XVI në 60-vjetorin e shugurimit meshtarak


“Shpallja e mesazhit shëlbues e çlirues të Jezusit është detyrë e Kishës në çdo kohë e në çdo vend. Edhe në tokën tonë bavareze, e cila ka gjurmë të krishtera që prej 1250 vjetësh, potenciali i krishterimit vazhdon të gjejë shprehjen e vet. Duhet vetëm të kërkojmë gjithnjë e rishtas, përgjigjet e drejta për ‘shenjat e kohës’”. Kështu shkruan kryeipeshkvi i dioqezës së Mynihut e Frizingës, kardinali Rajnhard Marks në hyrjen e librit me titull “Tokë e dashur. Papa Benedikti XVI dhe dioqeza e Mynihut e Frizingës”, botuar nën kujdesin e Peter Pfister. Është homazhi, që kryedioqeza i paraqiti Papës më 1 korrik, me rastin e drekës me kardinajt, në 60-vjetorin e shugurimit meshtarak të Benediktit XVI. Vëllimi, falë fotografive të shumta, disa prej të cilave fort të rralla, përshkon etapat e jetës së Atit të Shenjtë, nga fëmijëria deri në vizitën e tij në Bavari në vitin 2006. Dëshmi e lidhjes së pandashme me tokën e tij të origjinës.







All the contents on this site are copyrighted ©.