2011-07-22 18:27:24

Mesazh i Papës për vdekjen e vëllaut të kardinalit Bertone.


Benedikti XVI ngushëllon sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, për vdekjen e të vëllait, Paolo, që ndërroi jetë sot, në një shtëpi mjekimi, në Monkrivelo të Italisë. Përmes një mesazhi, Papa i shpreh Hirësisë së Tij afërsinë, duke e siguruar se do të marrë pjesë shpirtërisht në Meshën e Dritës, që do të kremtohet më 25 korrik, në kishën famullitare të Shenjtorëve Pjetri e Solutori, në Romano Kanaveze. Së fundi Benedikti XVI nënvizon se do të lutet, që i vdekuri i dashur të marrë pjesë në lumninë e Zotit të ngjallur, të gëzojë pushimin e pasosur e dritën e pambaruar.








All the contents on this site are copyrighted ©.