2011-07-21 15:05:34

Imzot Mamberti viziton Shqipëri e konfirmon marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin mes dy Shteteve


Nga data 25 deri më 28 qershor Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetët, kryeipeshkvi imzot Dominique Mamberti vizitoi Shqipërinë me ftesë të Ministrit të Jashtëm zotit Edmond Haxhinasto. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Vatikanit në Shqipëri u bë në kuadrin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy Shteteve. Imzot Mamberti pat vizita zyrtare shtetërore me autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe një vizitë Kishës katolike të Vendit. Kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike janë vendosur më 7 shtator 1991 në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë.
Në të vërtet marrëdhënie diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë kanë një histori më të hershme që para periudhës së komunizmit, po ishte pikërisht qeveria komuniste e Tiranës ajo që ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin me dëbimin si person të “padëshirueshëm” të Delegatit Apostolik imzot Leone Nigris më 24 maj të vitit 1945. Kujtojmë se Delegati Apostolik imzot Nigris ishte në Shqipëri si përfaqësues i Selisë së Shenjtë pranë episkopatit shqiptar që nga viti 1938.
Po t’i kthehemi vizitës së ditëve tona e të dëgjojmë më hollësisht Ambasadorin e Shqipërisë pranë Vatikanit, zotin Rrok Logu në mikrofonin e Radio Vatikanit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.