2011-07-20 15:20:42

Bashkimi Evropian i shqetësuar për situatën në Shqipëri


Bashkimi Evropian vëren me shqetësim zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, pas zgjedhjeve administrative, që shkaktuan jo pak probleme, sidomos në Tiranë. Rasti qe Këshilli i djeshëm Bruksel-Tiranë për verifikimin e hapave shqiptare drejt Evropës. Në një notë të përbashkët të Përfaqësueses së Lartë evropiane për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kathrin Eshton dhe të komisarit për zgjerimin, Stefan Fule, nënvizohet se “zgjedhjet në Tiranë nuk kanë qenë pozitive, pasi kanë treguar pa asnjë dyshim se kuadri zgjedhor ka nevojë të reformohet”.
Ka ardhur koha, që forcat politike shqiptare ta kapërcejnë gjendjen e amullisë e të fillojnë dialogun, i cili do të mundësonte funksionimin e rregullt të institucioneve demokratike, sidomos të parlamentit. Reformat zgjedhore, kushtetuese, parlamentare e reforma të tjera janë urgjente dhe të domosdoshme për integrimin evropian, theksojnë dy përfaqësuesit e Brukselit.







All the contents on this site are copyrighted ©.