2011-07-19 16:09:33

Serbia, Kroacia, Bosnja në udhën e re drejt pajtimit


Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, priti homologun e tij serb, Boris Tadiq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, Nebojsha Radmanoviq dhe Bakir Izetbegoviq, në një takim jozyrtar në ishujt Brioni të Adriatikut. Krerët e Shteteve u zotuan se do të vazhdojnë "me politikën e pajtimit dhe zgjidhjen e çështjeve të shumta, që kanë mbetur hapur". Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata theksuan nevojën për të adresuar çështjet kufitare dhe për të sqaruar fatin e rreth 15,000 personave ende të pagjetur nga luftërat e viteve 1990 në ish Jugosllavi.







All the contents on this site are copyrighted ©.