Përfaqësuesit e Bashkësive Fetare të Kosovës takohen me komandantin e KFOR-it
Të shtunën e kaluar në Prishtinë pranë bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesit
e të gjitha komuniteteve fetare të Kosovës zhvilluan një takim me komandantin e KFOR
it, gjeneralin Erhard, Byler, ku biseduan për çështje me interes të përbashkët. Në
komunikatën e misionit paqeruajtës, thuhet se "udhëheqësit diskutuan për atë se si
t'i ruajnë dhe përmirësojnë më tej vlerat fetare, respektin e ndërsjellë të bashkësive
fetare dhe kulturën e tolerancës dhe të paqes" në Kosovë. Po kështu thuhet se gjenerali
Byler ka shprehur kënaqësinë e tij për bisedimet me përfaqësuesit e Bashkësive Fetare,
të cilat pasqyrojnë frymën e pajtimit në shoqërinë e re kosovare. Byler, takimin e
vlerësoi si "historik" dhe si rrugë drejt së ardhmes, në të cilën të gjitha dallimet
etnike dhe ato fetare do të tejkalohen, thuhet në komunikatën e KFOR it.