2011-07-17 15:00:16

Papa: Hyji i toleron mëkatarët pse shpreson në ndryshimin dhe përmirësimin e tyre


Sikur njerëzit “kur janë të këqij, të mos u toleroheshin me durim, nuk do të arrinin deri te ndryshimin i lavdërueshëm”. Këto fjalë të shën Agostinit u përkujtuan sot nga Papa Ratcinger gjatë komentit tij mbi shëmbëlltyrën e grurit e të egjrës të Ungjillit të Meshës së kësaj së diele. “Jezusi – tha Papa para lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastelgandolfo – na tërheq vëmendjen që, pas mbjelljes që bëri pronari i arës, ndërsa të gjithë flinin në gjumë, ndërhyri armiku i tij, që mbolli farën e keqe”. Lidhur me këtë Benedikti XVI citoi akoma shën Agostinin duke vërejtur që “shumë njerëz së pari janë si egjra e më vonë bëhen grurë i mirë”. “Ishte ky – përfundoi Ati i Shenjtë – synimi që Jezusi pat me predikimin e vet duke iu drejtuar atyre që e dëgjonin: ‘Jini të përsosur si Ati juan qiellor’. Hyji i krishterë, kujtoi Papa, është Hyji i mirë e “kujdeset për të gjitha sendet” dhe “forca” e tij është parimi i drejtësisë”- Duke kërkuar ti “përngjajmë Atij”, shpjegoi Benedikti XVI, mund ta a largojmë e madje edhe ta asgjësojmë të keqen.T’i drejtohemi plot besim Virgjërës Mari, të cilën dje e lutëm me titullin Virgjëra e Shenjtë e Malit Karmel, që të na ndihmoj ta ndjekim besnikërisht Jezu Krishtin, e kështu të jetojmë si bijë të Hyjit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.