2011-07-17 09:55:30

Gjermani: në Traunshtain një Shesh titullohet me emrin e Benediktit XVI


Qyteza bavareze e Traunshtain, ku Jozef Racinger, meshtar i ri, kremtoi meshën e parë, më 8 korrik 1951, në kishën famullitare të Shën Osvaldit, e ‘pagëzoi’ një nga sheshet kryesore, me emrin e Papës, pikërisht me rastin e 60-vjetorit të meshtarisë së tij. Gjatë ceremonisë, u zbulua pllaka e kaltërt, me shkrimin: “Sheshi Benedikti XVI” (Papst Benedikt XVI Platz). Kryetari i bashkisë, Manfred Kosterke, kujtoi fjalët me të cilat vetë Papa Racinger e përshkruan këtë ditë, në librin kushtuar jetës së tij, titulluar “Nga jeta ime. Kujtime 1927-1977”. “Gëzimi, tepër i ndjeshëm, që mbushte plot kishën - shkruan Papa – i përfshiu të gjithë në kremtimin e paharrueshëm, që i fliste drejtpërdrejt shpirtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.