2011-07-17 09:56:11

Bosnjë: katolikëve u mohohet e drejta për të pasur një Atdhe.


“Në Bosnjë bashkësia ndërkombëtare mbyll sytë, për të mos parë shkeljen e rëndë të të drejtave themelore të njeriut”. Padia vjen nga Zvicra, ku ndodhet për vizitë ipeshkvi i Banja Lukës, Imzot Franjo Komarica, me ftesë të lëvizje kishtare “Ndihmë për Kishën që vuan”. Në një intervistë, dhënë agjencive Sir e Apic, ipeshkvi tregon se 15 vjet pas përfundimit të luftës, katolikët nuk lejohen të rikthehen në Atdhe, në Republikën Serbe të Bosnjës. Janë me mijëra, gjithnjë në pritje, ndërsa myslimanët vijojnë të rikthehen lirisht në pronat e tyre, gjë që flet qartë për pastrim etnik, të heshtur, por të vazhdueshëm e, sidomos, të lejuar. E për më guximtarët, që kthehen edhe në këto kushte, nuk ka punë. Ka vetëm diskriminim në të gjitha fushat, në një vend pa perspektiva shoqërore, ku flitet shumë për ikje, e pak për rikthim e ku pakicat katolike e ndjejnë se po u mohohet atdheu!








All the contents on this site are copyrighted ©.