2011-07-15 16:22:17

Sudani Jugor njihet nga OKB-ja. Benedikti XVI i uron: paqe, liri, zhvillim!


Asambleja e Kombeve të Bashkuara, dje, në Pallatin e Qelqiti të Nju Jorkut, e pranoi njëzëri Sudanin Jugor si vendi i 193-të anëtar. I pranishëm në këtë ngjarje të madhe, Delegacioni i Vatikanit, kryesuar nga vëzhguesi i përhershëm, kryeipeshkvi Frensis Çullikat, që i përcolli shtetit të ri afrikan, urimet e Papës. Benedikti XVI – pohon prelati, përmes një komunikate – i jep bekimin hyjnor popullit dhe qeverisë së kombit të ri, duke e uruar të përparojë në udhën e paqes, të lirisë, të zhvillimit.
Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së kujton edhe sfidat e mëdha, që e presin Sudanin Jugor, ku jetojnë shumë katolikë: zgjidhja e problemit të qindra mijëra të shpërngulurve, emergjenca shëndetësore, me përhapjen e vazhdueshme të Sidës dhe të sëmundjeve të tjera, rindërtimi i vendit, pas viteve të gjata të luftës. Imzot Çullikat nënvizon impenjimin e Kishës në procesin e pajtimit kombëtar dhe në veprimtarinë për asistencën humanitare, duke pohuar se vendi duhet të ecë në rrugën e drejtësisë e të vërtetësisë, në se dëshiron të gëzojë paqen e demokracinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.