2011-07-15 15:35:53

Seminar i ipeshkvijve brazilianë kushtuar komunikimit. Imzot Çeli: Kisha duhet të flasë me një gjuhë të re, për të prekur zemrat e njerëzve.


U mbajt këto ditë, në Rio-de-Zhanéjro, seminari i parë kushtuar komunikimit për ipeshkvijtë e Brazilit, organizuar nga Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore dhe nga Konferenca ipeshkvnore vendase. Takimi krijoi kushtet për një reflektim të thellë, lidhur me veprimtarinë e mediave katolike, duke theksuar se Kisha, përballë revolucionit teknologjik, duhet t’i flasë njeriut me një gjuhë të re, që prek mendje e zemra. Kisha duhet t’i bëjë vetes pyetjen: “Ç’do të thotë të komunikosh sot?”. E të kërkojë edhe përgjigje të reja, pasi nuk është fjala vetëm për të informuar, por për të komunikuar një mesazh, që nuk vjetrohet kurrë, atë të Ungjillit. Duke kërkuar fjalët më të reja e më shprehëse të kohës, që ndryshon me shpejtësi rrufeje, për t’i komunikuar njeriut modern, si njeriut të të gjitha epokave, Krishtin.







All the contents on this site are copyrighted ©.