2011-07-15 16:22:55

Dita Botërore e Rinisë: priten 4000 të rinj nga Australia


Katërmijë të rinj nga Australia do të marrin pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, në Madrid, më 15 deri më 21 gushtin e ardhshëm. Një e katërta e tyre, saktëson agjencia Sir, do të niset nga Sidnei, qytet ku u kremtua, më 2008, takimi i mëparshëm ndërkombëtar i Rinisë. Tani të rinjtë po marrin pjesë në ushtrime shpirtërore, që të përgatiten sa më mirë për ditën e tyre, të ngarkuar me mbresat e pashlyeshme të DBR-së 2008. Disa nga të rinjtë, shtegtarë drejt Madridit, do ta fillojnë udhën e gjatë me një shtegtim tjetër, parapërgatitor, në Tokën Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.