2011-07-14 10:38:15

Shqipëri: Pollo regjistrimi i popullsisë do të bëhet pavarësisht sulmeve


Qeveria e Shqipërisë ka parashikuar 30 ditë për mbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë në Vend, duke garantuar se ligji do të përmbushet pavarësisht kundërshtive të deritanishme. Ministri i Inovacionin, Genc Pollo gjatë një interviste mbrëmë për “VOA” hodhi poshtë akuzat e kundërshtarëve të ligjit për regjistrimin e popullsisë sipas të cilëve mund të ketë një rritje artificiale të një grupi etnik. Z. Pollo garantoi se nuk do të ketë asnjë rritje artificiale, asnjë frikë nga shifrat e publikuara duke e bazuar atë në studimin e terrenit.

”Megjithatë nëse njerëzit do të pyeten, besoj se do të tregojnë të vërtetën dhe nuk ndikohen nga ndërhyrje të padëshiruara, nëse do të ketë të tilla dhe ne është më mirë të flasim mbi bazën e fakteve sesa mbi bazën e spekulimeve siç kemi dëgjuar së shumti javët e fundit”,- deklaroi Pollo. Ai sqaroi edhe rastet kur mund të refuzohet përgjigjja në rastet e deklarimet e fesë dhe të etnisë.

“Së pari në qoftë se një banor i Shqipërisë pyetet për përkatësinë etnike dhe fetare ka të drejtën kushtetuese të refuzojë përgjigjet. Këtë e njeh dhe ligji për censusin. Së dyti, të dhënat e gjuhës amtare të fesë dhe të etnisë janë mbledhur gjatë kohës së mbretërisë, janë mbledhur gjatë kohës së komunizmit, nuk shoh ndonjë arsye pse mos të mblidhen dhe në kohën e demokracisë” - u shpreh z.Genc Pollo.







All the contents on this site are copyrighted ©.