Shkodra dhe tërë Kisha katolike shqiptare e përcollën sot në banesën e mbrame në varreza
të Rrmajit, meshtarin e paepur të Ungjillit, dom Simon Jubanin, të cilin Hyji Atë
e thirri pranë vetes para dy ditësh, më 12 korrik. Sot paradite në ora 10.00 Meshën
prekëse të dritës e kryesoi kryeipeshkvi i vendit imzot Engjëll Massafra në bashkëkremtim
me ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë në katedralen e Shkodrës të stërmbushur me besimtarë
e qytetarë të Shkodrës, të Mirditës e të viseve tjera të Shqipërisë. Në mendje
dhe në zemra tona dhe të atyre që e kanë njohur, figura e këtij shërbëtori të Zotit
e të popullit, ndërgjegjja kritike kishtare e shoqërore, dom Simon Jubani do të mbetët
e gjallë përgjithmonë. Ai qe kremtimin e Eukaristisë Shenjte kremtoi ngadhënjimin
e së Mirës mbi të keqen, e Lirisë mbi robërinë 50 vjeçare komuniste. Ai pra përuroi
pranverën e lirisë e të demokracisë në Shqipërisë e persekutuar e të zhytur në errësirën
e dhunës së regjimi komunist duke hapur faqen e një epoke të re. Mbi kremtimin
e Meshës së dritës e varrimin, nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës......