2011-07-13 19:29:42

Kodiket e Shqipërisë botohen në dy vëllime


Kopjet e para të këtyre dy vëllimeve të rëndësishme iu dorëzuan drejtoreshës së Arkivit të Shtetit të Shqipërisë, Nevila Nika nga studiuesja bullgare Aksinja Xhurova, e cila për 3 vite e gjysmë është marrë me studimet e kodikeve që i përkasin shekullit 6- 14 dhe qe me pas i pasqyroi ne dy libra ne gjuhen franceze dhe bullgare.

Kodiket e Shqipërisë për herë të parë përmblidhen në dy volume të rëndësishme, të cilët u prezantuan paraditen e sotme në Arkivin e Shtetit. Kopjet e para të këtyre dy vëllimeve të rëndësishme iu dorëzuan drejtoreshës se Arkivit te Shtetit, Nevila Nika, nga studiuesja bullgare Aksinja Xhurova, e cila për 3 vite e gjysme është marrë me studimet e kodikeve, që i përkasin shekullit 6 – 14 dhe që më pas i pasqyroi në dy libra në gjuhen franceze dhe bullgare. Njëri prej librave ka të përfshirë elemente studimore, ndërsa tjetri është në formë albumi, ku pasqyrohen kodiket përmes fotografive, që shoqërohen edhe me shpjegime përkatëse.

“E veçanta e këtij studimi është se kodiket krahasohen me kodike të huaj dhe aty nxirren të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Kodiket do të paraqiten në Kongresin e Sofjes të këtij viti, ku marrin pjesë 1150 pjesëmarrës nga e gjithë bota”, u shpreh Nevila Nika, drejtoresha e Arkivit Shtetëror.

Studiuesja Aksinja Xhurova tha gjatë prezantimit të librave se ato përmbajnë studime të periudhave të ndryshme, artikuj, etj. “Puna ime në bazë të këtyre botimeve është që të japë një vëzhgim për lokalizmin më të saktë të tyre dhe për datimin e tyre të sakte”, tha Xhurova “Jam shumë e lumtur që këto dy vepra të rëndësishme panë dritën e botimit. Kam kënaqësinë të falënderoj shumë mbështetjen e madhe të zonjës Nevila Nika si dhe bashkëpunëtoreve të mi shqiptarë për përmbledhjen e këtyre kodikeve në dy vepra. Kodiket e Shqipërisë janë mjaft të veçantë, por ishte e rëndësishme që ato të përktheheshin në gjuhë tv ndryshme që t’i bëhen të ditur studiuesve të huaj. Por gjatë kësaj pune do të veçoja kodikun e 10- te Vlorës, që është një ndër tre kodiket më të rëndësishëm në botë”, tha Aksinja Xhurova, studiuese e studimeve sllave dhe bizantine. Kodiku më i vjetër i Shqipërisë i përket shekullit te 6-te dhe është ai i Beratit. Këto dy vepra vijnë si rezultat i bashkëpunimit të Arkivit të Shtetit Shqiptar me studiuesit bullgarë.

Koleksioni i kodikeve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet ne Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbejnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët të gjithë se bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodike të tjerë, që i takojnë Kishës së Shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodike ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë.

Për herë të parë ekzistenca e kodikeve tëe Shqipërisë është bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A. - 1868).







All the contents on this site are copyrighted ©.