Papa kërkon gjatë korrikut të lutemi për lehtësimin e vuajtjeve të të sëmurëve nga
Sida.
Papa Benedikti XVI i fton besimtarët t’i lutën Zotit “për të krishterët që të kontribuojnë
në lehtësimin e vuajtjeve materiale e shpirtërore të të sëmurëve nga Sida, posaçërisht
në Vendet më të varfra”: ky është qëllimi i përgjithshëm i lutjes që Benedikti XVI
ia beson Apostullimit të lutjes për muajin korrik. Si për çdo muaj, edhe për korrikun
ekziston një qëllim i lutjes, që kësaj here i kushtohet e motrave “rregulltare në
tokat e misioneve”, që të “jenë shenjë e gjallë e dashurisë së Krishtit”. Çështja
e Hiv-it, duhet thënë se ka një aspekt paradoksal: nga pikëpamja e fakteve dhe ndihmës,
Kisha, përmes strukturave të veta, përkujdeset për mase 25% të sëmurëve nga Sida në
mbarë botën. Në disa zona afrikane përqindja arrin deri edhe në 100%. Po në fushën
e mediave bashkësisë katolike shpesh i drejtohen vetëm akuza e kritika. Në realitet,
Kisha, në fushën e ndihmës së njerëzve që janë të infektuar nga Sida – pohon vendosmërisht
Benedikti XVI – “bën më shumë se të gjithë të tjerët”.