2011-07-12 15:44:15

Në Kreshmët e vitit 2012 do të fillojnë “Misionet Metropolitane” për Ungjillëzimin e Ri evropian.


Nisma e re baritore për ungjillëzimin e ri që do të përfshijë njëkohësisht disa qytete të mëdha evropiane më 2012 do të quhet “Misioni Metropolitan” . Kështu u nënvizua në mbledhjen e organizuar nga presidenti i Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri imzot Rino Fisichella, që mblodhi dje në selinë e dikasterit të ri në Vatikan, kardinajt e ipeshkvijtë e Barcelonës, Budapestit, Brukselit, Dublinit, Këlnit, Lisbonës, Liverpulit, Parisit, Torinos, Varshavës e Vjenës. Arsyen e kësaj mbledhje na shpjegon pikërisht imzot Fisichella:
“Arsyeja është shumë e thjesht: është nismë që Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri dëshiron ta realizojë gjatë muajve të ardhshëm. E kemi quajtur “Misioni metropolitan”, sepse me ne qenë kardinaj e ipeshkvij të ndryshëm të qyteteve evropiane – për momentin kemi vetëm qytetet e mëdha evropiane - për të përgatitur e koordinuar së bashku, se në çfarë mënyre t’i përgjigjemi ungjillëzimit të ri, në situata të krizave në të cilat gjendet Evropa. Mos të harrojmë se kemi pasur edhe dy Sinode ipeshkvnore kushtuar Evropës – njëri më 1991 e tjetri më 1999 – e po kështu të mos të harrojmë se më 2003 i Lumi Gjon Pali II ka shkruar dokumentin “Ecclesia in Europa” – “Kisha në Evropë”, e kjo nismë e jona vihen në të njëjtën vazhdë, në të njëjtat valë”.
Shkelësi, çka doli në pah nga ky takim që patet në Vatikan?
“Është një takim shumë interesant, sepse nisma do të artikulohet në dy momente: angazhimi në baritorinë e zakonshme e të rregullt, e nga ana tjetër angazhimi posaçërisht ai delikat kushtuar formimit, e, kështu në Krezhmët e vitit 2012, do të jenë 12 qytete të mëdha në Evropës, të cilat në të njëjtën kohë do të zhvillojnë të njëjtat nisma e programe. Besoj që kjo është diçka origjinale: një shenjë që është e përbashkët dhe bëhet në të njëjtën kohë. Me një fjalë: është përgjigja e parë ndaj kërkesës që Papa pati bërë në Plenaren tonë të parë, kërkesa për tejkalimin e degëzimeve apo të nismave individuale dhe dëshmia e unitetit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.