2011-07-12 19:44:49

Kremtimi i Meshës në shën Pjetër në Vatikan për semestrin e presidencës polake të BE-së


Një Meshë për fillimin e semestrin të presidencës polake të Bashkimit Evropian është kremtuar sot paradite, në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në kapelën e Korit, nga kryeipeshkvi Dominique Mamberti, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Nisma është e ambasadorit të Polonisë pranë Selisë së Shenjtë.
Duke kujtuar se kremtimi pason festën e shën Benediktit, pajtorit qiellor të Evropës, imzot Mamberti nënvizoi gjatë homelisë së Meshës: “se si Evropa e Benediktit, edhe Evropa jonë po jeton ndryshime epokale, e në kontekstin aktual evropian, me të gjitha vështirësitë, ekzistojnë rrënjë të forta nga të cilat mund të ushqehemi e tek të cilat e kemi për detyrë të shikojmë”. “Duke shikuar historinë e Evropës – shtoi kryeipeshkvi – konstatojmë sa hire e sa bekime kemi marrë dhe sa mjete shpëtimi, ka dhurata vijojmë ti marrim, sa shenja të dashurisë së Zotit ka për ne, për Vendet tona, për Kontinentin tonë”.
E duke cituar Gjon Palin II shtoi: tani “është çasti i kthimit tek ndjenjat dhe vlerat e solidaritetit, te politika e paqes, te logjika e vëllazërimit, te durimi i dialogut, te kërkimi i asaj që i bashkon qeniet njerëzore, e ajo te ajo që i ndan”.
Në mbarim të Meshës, pjesëmarrësit u bashkuan pranë varrit të Gjon Palit II, në kapelën e shën Sebastianit, ku imzot Mamberti recitoi lutjen e përbashkët drejtuar Hyjit: “Me ndërmjetësimin e tij, sipas vullnetit Tënd, o Zot, falna hirin për të cilin po të drejtohemi për Evropën, për Vendet tona, për çdonjërin prej nesh, në shpresë që ai të radhitet në numrin e shenjtorëve të Tu”, tha mes tjerash “ministri” i Jashtëm i Selisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.