2011-07-11 19:16:50

Takimi tretë i kryetarëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi në Ohër


Sot e nesër mbahet në Ohër takimi i tretë rajonal i liderëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi mbi vlerat evropiane dhe vizionin e përbashkët për ardhmërinë. Prioritet i lartë për katër Vendet është integrimi i përshpejtuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa realizimi i këtyre qëllimeve strategjike është i mundur vetëm me bashkëpunim intensiv bilateral, por edhe më e rëndësishme, me bashkëpunim rajonal. Ky është mesazhi që Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov si nikoqir dhe kolegët e tij nga Shqipëria Bamir Topi, nga Kosova Atifete Hahjaga dhe nga Mali i Zi Filip Vujanoviq synojnë të dërgojnë nga Takimi i tretë rajonal i liderëve, që sot e nesër mbahet në Ohër, do të dërgohet deri në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane. Nga samiti, i treti me radhë në këtë format, pritet të dalin iniciativa për projekte të reja rajonale, posaçërisht në lidhjen infrastrukturore dhe energjetike. Në Samitin e Ohrit, Ivanov kolegëve të tij u propozoi një listë të gjerë të mundësive për përforcimin e bashkëpunimit rajonal, dhe kërkoi të përcaktohen prioritetet në të cilat do të përqendrohet bashkëpunimi në periudhën deri në takimin e ardhshëm. Në Ohër shefi i shtetit të Maqedonisë ngrehi edhe një propozim që nëse paraqitet nevoja urgjente, dhe sipas shembullit të Vendeve anëtare të BE së, presidentët e rajonit, të takohen më shpesh, e jo vetëm një herë në vit. Takimi rajonal i liderëve, si formë e bashkëpunimit, për Ivanovin, siç nënvizojnë nga Kabineti për MIA n, mbetet e hapur edhe për të gjitha vendet tjera të rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë dhe Greqinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.