2011-07-11 18:57:55

Srebrenica përkujton masakrës 1995-ës për herë të parë me Mladiçin në burg.


Mijëra njerëz janë mbledhur në Srebrenicë të Bosnjës për të përkujtuar 16-të vjetorin e masakrës së 8 mijë myslimanëve që ndodhi më 11 korrik të vitit 1995 nga trupat serbo-boshnjake. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë përfaqësues të kroatëve e të myslimanëve të presidencës boshnjake. Familjarët e viktimave u mblodhën në varrezën, ku rreshti i lapidarëve të bardhë tregon varret e mbi 4 mijë myslimanëve, ndërsa 613 varreza të hapura kohëve të fundit presin dorëzimin e eshtrave të mbetura të viktimave të gjetura e të identifikuara. Për t’i shlyer gjurmët e masakrës, serbo-boshnjakët kanë grumbulluar me mijëra trupa në varreza të përbashkëta, pastaj i kanë nxjerrë nga varrezat dhe i kanë rivarrosur nëpër pyje përreth qytetit.
Sivjet është hera e parë që përkujtohet masakra e tmerrshme e Srebrenicës pa Mlladiçin, që kur më 26 majin e kaluar gjenerali serbo boshnjak është arrestuar e transferuar në Hagë para Gjykatës penale ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, për t’u përgjigjur për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Masakrat më të tmerrshme të luftës në Bosnje bartin nënshkrimin e tij, duke u nisur pikërisht nga masakra e Srebrenicës, mendja e ideatori i së cilës ishte pikërisht Mlladiç.
Javën e kaluar, një gjykatë holandeze u dha të drejtë viktimave të masakrës duke dënuar Hagën pse ka lejuar vdekjen e së paku tre myslimanëve, duke i dorëzuar ata në policinë serbo-boshnjake. Në vendimin e saj, gjyqi vënë nën akuzë ushtarët holandezë të cilët është dashur të garantonin sigurinë e civilëve, duke ditur atë do të ndodhte, sepse e kishin pa më parë tmerrin e trupave serbo-boshnjake në sulmet e tyre kundër myslimanëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.