2011-07-11 15:53:56

Libi: ipeshkvi katolik i Tripolit, stop bombave para fillimit të Ramazanit.


“Stop bombave para se të fillon Ramazani”: kështu ipeshkvi katolik i Tripolit, imzot Giovanni Martinelli nënvizoi për agjenci të lajmeve “domosdoshmërinë e arritjes së një zgjidhjeje brenda një kohe të shkurt”. “Për arsye të oportuniteti – shpjegon imzot Martinelli – do të këshilloja të arrihet një armëpushim së paku për periudhën e Ramazanit, që fillon muajin e ardhshëm. Do të ishte një formë respekti për bashkësinë islame, e cila është lodhur me luftë e që në rast të kundërt do të gjendej para një periudhe të agjërimit në mesin e luftës, nën bombardime”.
“Vetëm me dialog – vijon ipeshkvi katolik i Tripolit – do të mund të arrihet deri te një përfundim i kënaqshëm nga kjo ngjarje e dhimbshme. Është shumë rëndësi të arrihet deri te paqja, të tregohet vullneti i mirë, për të mos humbur guximin para vështirësive e të mos insistohet më tutje me bomba”.







All the contents on this site are copyrighted ©.