2011-07-10 16:25:38

Papa filloi pushimet verore në Kastel Gandolfo. Veprimtaritë e ardhshme.


Benedikti XVI e kremtoi sot lutjen e Engjëllit të Tënzot në Kastel Gandolfo, ku arriti të enjten pasdite, pas një udhëtimi të shkurtër me helikopter nga Vatikani, për në selinë e tij verore. Këtu do të kalojë një periudhë pushimi. Sapo arriti në selinë papnore, u duk në ballkonin mbi Sheshin e Kastel Gandolfos, për të përshëndetur besimtarët që, sipas traditës, ishin mbledhur për t’i uruar mirëseardhjen, duke u dhënë edhe bekimin.
Kujtojmë se gjatë pushimeve të Papës, ndërpriten të gjitha audiencat private e të veçanta; edhe audienca e përgjithshme e së mërkurës, që do të rifillojë më 3 gusht.
Papa do të vijojë ta kremtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot nga Selia verore e Kastel Gandolfos. Një ndërprerje tjetër, do të jetë ajo e gushtit, kur Benedikti XVI do të niset në Madrid, për kremtimin e Ditës Botërore të Rinisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.