2011-07-10 18:24:20

Benedikti XVI: përshëndet banorët e Kastelgandolfit


“Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj që erdhët sot në takim të lutjes së Engjëllit të Tënzot këtu në Kastelgandolfo, ku mbërrina para pak ditësh”. Me këto fjalë Benedikti XVI iu drejtua besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm sot në oborrin e rezidencës verore, ku është transferuar të enjten e kaluar. “Shfrytëzoj me kënaqësi rastin – shtoi Papa – për t’i drejtuar përshëndetjen time të përzemërt edhe të gjithë banorëve të këtij qyteti të vogël të dashur, me urimin e një stine të mirë e të bukur verore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.